Roberto Vechioni është fituesi i edicionit të 61-të të festivalit italian të këngës në Sanremo.

“Profesori” i muzikës italiane (ka lindur më 1943) mundi me këngën e tij “Chiamami ancora amore” bashkëpunimin Moda’-Emma (vendi i dytë) dhe Al Banon, i treti.

“Këtë fitore ia dedikoj popullit italian, të cilin e dua shumë, dhe femrave, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe që shumë herë janë më të mira se meshkujt në shumë gjëra”, u shpreh Vechioni përpara se të këndonte këngën fituese për herë të fundit në teatrin Ariston të Milanos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here