11Herschell Gordon Lewis, regjisori i njohur i filmave horror ka vdekur në moshën 87 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Gordon Lewis ka vdekur në gjumë në shtëpinë e tij në Popano Beach, Florida, ka konfirmuar zëdhënësi i tij James Saito.

Gjaku, dhuna dhe lakuriqësia kanë qenë gjërat që më së shumti janë parë në filmat e tij- shumë prej të cilëve ai i ka financuar vetë.

Disa nga filmat me regji të Gordon Lewis janë: “A Taste of Blood”, “The Wizard of Gore”, “Colour Me Blood Red” dhe “Just For the Hell of It”.22

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here