Vdes në burg vajza e presidentit të Uzbekistanit. Flitet për “vetëvrasje”Ka vdekur nga helmimi vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Gulnara Karimova. Kjo e fundit miliardere dhe “princesha” e babait, e bija ish-presidentit të Uzbekistanit është mbytur në një burg-spital psikiatrik.

Karimova, 44, dikur ishte grua e pasur në ish-Bashkimin Sovjetik e shkolluar në Harvard kishte e pasur si ne karriere (modele, këngëtare, aktore, fotomodele).

Ajo vetëm në Zvicër kishte mbi 800 milionë euro, por në vitin 2014 asaj i ishin bllokuar 650 milionë euro në llogaritë bankare të saj.

Gulnara Karimova u ndalua të merrte pjesë në funeralin e babait në Samarkand në shtator të këtij viti dhe që atëherë miqtë kanë ngritur shqetësime për fatin e saj.

Një agjenci lajmesh nga Azia Qendrore pohoi se “një burim anonim në Shërbimin e Sigurimit Kombëtar Uzbek SNB, i kishte thënë se Gulnara ka ndërruar jetë në Tashkent në 5 nëntor”.

Ajo ishte parë si pasardhëse e natyrshme e të atit, ndërsa Karimov ra nga pushteti në vitin 2013.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here