Këngëtari amerikan i muzikës soul, Teddy Pendergrass, ka vdekur nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 60-vjeçare, ka bërë të ditur i biri i tij.

Këngëtari ka vdekur në një spital të Philadelphias. Suksesi i pari i Pendergrass ka qenë me këngëtarin e muzikës bluz Harold Melvin dhe grupin “Blu Nouts”, me të cilët e ka incizuar këngën që shënoi sukses të madh, “If You Don’t Know Me By Now”, të cilën më pas e kishte përzgjedhur për ta bërë në versionin e tyre grupi “Simply Red”.

Këngëtari në vitin 1976 kishte filluar solo karrierën dhe me këtë rast i ishte gëzuar sukseseve që arriti me këngët “Close The Door”, “I Don’t Love You Anymore” ,”Don’t Leave Me This Way”.

Pendergrass në vitin 1982 kishte pësuar një aksident trafiku pas të cilit kishte mbetur i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit. Për këtë arsye ai asnjëherë më nuk kishte debutuar deri në vitin 2001, edhe pse kishte nxjerrë një mori albumesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here