Vdes këngëtari Roger CiceroKa vdekur Roger Cicero, këngëtari gjerman i cili përfaqësoi Gjermaninë në Eurvision 2007 me këngën ‘Gratë drejtojnë botën’ (Frauen regier’n die Welt).

Cicero, këngëtar që këndoi në zhanret pop e jazz, vdiq në moshën 45 vjeç, raporton lajmi.Ai kishte lindur në familje muzikantësh me 6 qershor 1970. Babai i tij Roger Cicero ishte jazz pianist kurse nëna e tij ishte valltare.

Karrierën e tij ai e filloi që kur ishte 16 vjeç dhe dallohej për një stil të veçantë.Në Eurovisionin e vitit 2007, Cicero e radhiti Gjermaninë në vendin e 19-të me 24 pikë.

Ai vdiq duke lënë një djalë të moshës 8 vjeç.Më poshtë gjeni këngën me të cilin Cicero përfaqësoi Gjermaninë në vitin 2007 në Eurovision.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here