Elizabeth Taylor, një nga yjet më të mëdha të filmit të shekullit XX, ka vdekur në Los Angeles në moshën 79-vjeçare, pas një historie të gjatë me sëmundjen dhe është trajtuar për problemet me zemër, lajmëroi CNN.

Ajo ishte e njohur edhe për bashkëpunimin filmik me Richard Burton, një nga shtatë burrat e saj. Në kulmin e saj, ajo është konsideruar një nga aktoret më të mëdha të botës dhe një nga gratë më të bukura dhe e kishte marr epitetin “Diamanti i Bardhë”.

Në karrierën e saj ka luajtur në më shumë se 50 filma, ndërsa dy herë ka marr çmimin Oscar për filmat “Butterfield 8”(1960) dhe “Who’s Afraid of Virginia Woolf” (1966).

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here