Menjëherë pas vdekjes së papritur, rreth këngëtares Amy Winehouse kanë nisur të qarkullojnë thashethemet e para të mistershme.

Parukieri dhe miku i saj Alex Foden i tha gazetës “Daily Mirror” se këngërja dëshironte të bëhej pjesë e klubit të starëve 27 vjeçarë ku bëjnë pjesë muzikantë të famshëm përfshirë Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Brian Jones, Kurt Cobain etj të cilët gjithashtu vdiqën në moshën 27. 

“Amy gjithmonë më thoshtë se mendonte se do të bëhet një anëtare e “Klubit 27”. Ajo ishte zemërthyer dhe duket se kjo dëshirë është bërë pjesë e planeve të saj. Amy i dinte kufijtë e saj dhe unë vërtet besoj ajo kishte planifikuar të vdiste në këtë moshë. Bota ka humbur një talent të pabesueshëm” tha Foden.

Ndërkohë, një burim tjetër i tha gazetës se Amy u kishte dhënë lamtumirën miqve të saj, pak para se të vdiste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here