Gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano” publikoi listën e 10 albumeve më të mira pop dhe rok, mes të cilëve janë edhe albumi i Michael Jacksonit dhe The Beatles, shkruan “Telegraph”.

I pari në listë është albumi i The Beatles “Revolver” i vitit 1966, ndërsa në listë janë edhe albumi i grupit Pink Floyd dhe Oasis. Të gjithë muzikantët, me përjashtim të grupit irlandez U2 janë britanikë apo amerikanë, ndërsa grupe italiane nuk ka.

Kjo top listë është udhëzuesi ynë modest për muzikë të mirë dhe kjo është për të kujtuar se ekziston edhe muzika ndryshe”, shkruan gazeta e Vatikanit, duke i ftuar italianët ta dëgjojnë në vend të muzikës së lehtë të festivaleve italiane, siç është San Remo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here