Hudgens do ta braktisë imazhin e saj nga “High School Musical” dhe do të luajë krahas Nicolas Cage në një film triler, “Frozen Ground”.

Filmi në fjalë do të tregojë për vrasësin serik nga Alaska, Robert Hansen, i cili është konsideruar njeri familjar dhe i respektuar në shoqëri, por që ka vrarë dhe masakruar femra gjatë 12 viteve.

Sipas deadline.com, pjesë e projektit do të jetë edhe John Cusack (që do të luajë rolin e Robert Hansen), ndërsa Hudgens do ta luajë rolin e një viktime, e cila arrin të ikë nga vrasësi.

Cage do ta portretizojë rolin e një zyrtari nga Alaska, i cili e gjen vajzën (Hudgens) dhe e sjell vrasësin (Cusack) para drejtësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here