Hudgens e urren internetin, por e pranon se e pëlqen që të bëj shoping on-line. Ish ylli i filmit ‘High School Musical’ ka zhvilluar një marrëdhënie urrejtje/dashuri me internetin, por prapë urrejtja është më e madhe.

“Vërtetë e urrej internetin. Dua të them e dua, sepse ma mundëson blerjen on-line dhe kjo është njëra nga kënaqësitë e mia. Por përveç kësaj, interneti i bën të gjitha gjërat tjera tejet ekspozuese.

Tani paparacët të ndjekin kudo dhe të fotografojnë kudo, pastaj shkruajnë gjithçka, shumicën të pavërteta, në internet. Dhe kjo më bën ta urrej së tepërmi”, ka thënë ajo.

Vanessa shpesh ka qenë shënjestër e shkrimeve të shumta rreth jetës së saj private, sidomos në aspektin e dashurisë, dhe nuk ka faj që ajo e ka një’ urrejtje të tillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here