Vogëlushja Vanesa Krasniqi, e cila impresionoi Gjermaninë në Supertalentin e vitit 2008, është rikthyer në skenë. Por kësaj radhe në një skenë më të madhe, atë të showt më të ndjekur Deutschland Sucht den Superstar (DSDS).

Vanesa është një prej konkurrenteve më të forta dhe është pjesë e 36 konkurrentëve që kanë udhëtuar për në Maldivi për fazën e ardhshme të spektaklit.

Kryetari i jurisë, Dieter Bohlen ka thënë se është një gjë e mrekullueshme që Vanesa ka pritur të mbushë moshën për të marrë pjesë në DSDS.

Ajo ka impresionuar me interpretimin e “One Night Only”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here