“Vampiri” i Twilight, Robert Pattinson, përvëçse është i përshtatshëm për rolin, në realitet është një i afërm i largët i Vlad III, Drakula që frymëzoi romanin e Bram Stoker.

Lajmin e ka bërë të ditur TheWrap.com, duke iu referuar Ancestry.com, që ka kryer një kërkim mbi pemët gjenealogjike të Pattinson dhe vampirit legjendar.

I lindur në Transilvani, Vlad, i njohur ndryshe edhe si “Vlad ndëshkuesi”, për tre herë ka qenë guvernatori i një rajoni të Rumanisë, nga 1456 në 1462.

Është interesante të zbulosh se vampiri më i famshëm i ditëve tona ndoshta është i afërm i Drakulës, ai që prej kohësh ka frymëzuar të gjithë librat për vampirët”, është shprehur gjenealogjistja, Anastasia Tyler, duke shtuar se “është gjithnjë e vështirë të thuash se çfarë transmetohet nga prejardhja e gjakut”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here