Më thuaj pse”, titullohej kënga me të cilën ajo konkurroi në “Netët e klipit shqiptar” vitin e kalua. Edhe pse nuk fitoi ndonjë çmim, këngëtarja nuk ishte demoralizuar nga kjo paraqitje.

Ajo këndon rrymat hip-hop, R&B dhe tekno. Autorët e këngës ishin Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi. Valza Bajra, vajza nga Prishtina, kishte lidhur kontratë trevjeçare me “Max production” në Tiranë, për të publikuar klipin e saj të parë.

Nëse dikush do ta vinte përballë dy zgjedhjeve, me siguri që do ta kishte të vështirë t’i vinte gishtin njërës apo tjetrës. Sepse kur gjërat bëhen me dashuri dhe përkushtim, është pak e zorshme që të ndash atë që t’i do më fortë, edhe sikur në mes të kësaj të jetë një listë e gjatë preferencash.

Mendoj se muzika shqiptare ka shënuar një përparim të dukshëm në tregun shqiptar dhe ditë e më shumë ajo po ritet duke dhëne hapësire për këngë të ndryshme shqiptare… dhe si çdo këngëtar tjetër më punën e tij i formon vetës një hapësire në tregun muzikor”, thekson ajo.

Për Valza Bajrën duket se ka ndodhur kjo gjë. Bën muzikë, këndon, por edhe aktron. E sheh veten shumë mirë të realizuar edhe si këngëtare edhe si aktore. Është tamam si një ndjenjë që është kultivuar ndër vite me shumë dashuri nga ana e saj.

Por, në fakt vajza bukuroshe është mësuar që çdo gjë ta bëj me shumë dashuri, tek e fundit kjo është pjesë e pandarë e jetës së saj! “Nuk besoj se duhet ndonjë strategji e madhe për të qenë e suksesshme si këngëtare. Ajo që bëj unë të paktën, është fakti që çdo herë të paraqitem e thjeshtë në sytë e publikut dhe të jem thjesht vetvetja.

Thjeshtësia është pjesë e karakterit tim, dhe besoj se dhe ju keni konstatuar këtë në dy klipet që kam nxjerrë deri tani. Nuk zhvishem, nuk paraqitem ekstravagante”, tregon Valza. Edhe pse ka pasur mundësi të zgjedh alternative tjera në profesione, ajo ka zgjedhur muzikën për të kthyer në profesion. “Unë kam ndjekur gjimnazin për mjekësi, por nuk kam dashur që të vazhdoj më tej në këtë profil sepse kam shumë frikë të prek njerëz të sëmurë, kam frikë se mos i lëndoj, andaj nuk i kam dashur rrobat e bardha.

Ndjekja e katër viteve studime, ka qenë një zgjedhje krejt e rastësishme, pasi ajo që dua më shumë, është muzika dhe pikërisht për këtë të fundit kam lënë edhe mjekësinë. Personalisht kam shumë dëshirë të ndihmoj njerëzit, por muzika dhe kënga janë mbi gjithçka dhe për këtë do të bëja gjithçka”. Valza gjithashtu komenton edhe rastet për këngë të huazuara duke treguar që ajo nuk bën pjesë tek kategoria e këngëtarëve që kopjojnë. “Jo nuk mendoj se jam e kërcënuar pasi që muzika të cilën unë e kultivoj nuk është e kopjuar ose e imituar nga asnjë këngëtarë, është dëshirë të cilën unë e shprehi në mënyrën time më kolegët dhe bashkëpunëtorët.

Puna është rruga e suksesit dhe duke pas parasysh që ka disa vite që unë merrem më muzikë, pjesa ime artistike qëndron mire”. Edhe pse nuk ka realizuar akoma një album muzikor, këngëtarja ka material për të përfshirë një të tillë. “Albume nuk kam ende të realizuara ndonëse kam po aq këngë sa ndoshta do të mund ta kompletoja një album, mirëpo njihem si person problematik në këtë drejtim dhe jo gjithmonë më pëlqejnë të gjitha këngët, mirëpo nuk e mohoj se në të ardhmen do të kem edhe albumet e mija si çdo këngëtarë”.

Së fundi Valza është paraqitur tek festivali “Çelësi muzikor 2010” që është mbajtur në Gjilan të Kosovës, dhe është kualifikuar për në finale me këngën “Lëshoma skenën”, këngë kjo e punuar nga Florent Boshnjaku kurse për tekstin është përkujdesur vet këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here