Pasi kishte filluar sezoni veror, javë më herët treguam për disa fytyra publike që kishin shtuar disa kilogram më shumë, mes tyre edhe këngëtarja Valza Bajra.

Valza këtë gjë e ka marrë me shumë seriozitet dhe i është futur punës për të sjellë linjat e dëshiruara në vend.

Këngëtarja momentalisht është e impenjuar me punë në Mal të Zi, më saktësisht në Ulqin dhe këtë kohë po e shfrytëzon edhe për pushime.

Këndimi, vallëzimi dhe noti gjatë kohës kur është e lirë nga obligimet kanë bërë që këngëtarja të humbë disa kilogram dhe të vijë në forma të cilat i ka pasur më herët.

Valza akoma nuk ka publikuar ndonjë këngë të re por pasi të mbarojë sezonin veror ajo do të futet në studio për të regjistruar këngën e rradhës me të cilën do të bëhet pjesë e festivalit “Kënga Magjike”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here