Këngëtarja kosovare Valza Bajra, e cila është duke qëndruar në New York për të kaluar ca kohë të bukura atje, po e shfrytëzon këtë udhëtim edhe për një qëllim tjetër.

Këngëtarja ka pohuar për “Kosova Sot” se ajo së shpejti do të nisë karrierë edhe si aktore. Valza ka pranuar një ofertë për një rol dhe do të shfaqet në një seria të ardhshëm latino-amerikan.

Ajo ka rrëfyer se është shumë e ngazëllyer për këtë përvojë, pasi gjithmonë e ka dashur artin dhe kështu po i plotësohet një ëndërr e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here