Dëshira e këngëtares së njohur Valza Bajra për t’iu futur botës së aktrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç duket do t’i bëhet realitet. Pas një viti e gjysmë shkollim për aktrim atje, më në fund bukuroshja e skenës shqiptare do të ketë rastin të luajë rolin e saj të parë në një mini-telenovelë latino-amerikane. Bëhet fjalë për një serial që quhet ”Dulce niño” . ”Më 1 dhjetor do të mbahet premiera e mini filmit ‘Dulce niño’, që do të thotë fëmija i ëmbël ku unë kam një rol. Një grup të rinjsh shkojnë në një kamp për piknik dhe aty zhduken e askush nuk e di se si do të vdesin.

E gjithë historia rrotullohet rreth fëmijës 3 vjeç që na çmend të gjithëve dhe të gjithë përfundojmë të zhdukur. Aty në film unë jam e lidhur me një djalë me emrin Henry Aron, ku në trupin e të dashurit tim hyn shpirti i atij fëmije dhe ai fillon të çmendet dhe të bëhet shumë i keq e agresiv”, thekson kështu Valza, e cila ka lënë mënjanë skenën muzikore për t’u bërë aktore e telenovelave në Amerikën Latine.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here