Valton Krasniqi edhe një herë ia del mbanë që kënga e tij të trasmetohet në kanalet prestigjioze muzikore sic janë VIVA dhe MTV.

Ka vetëm disa ditë që kënga me titull “Did you know” është duke u renditur ne toplistat e huajaj përkrah emrave të njohur të muzikës si Shakira, Lady Gaga, Usher, Pitbull etj.

Ndërsa edhe mediat zvicerane këto ditë po shkruajnë për shqiptarin e vetëm i cili me këngët e tij po pëlqehet nga masa e madhe që jetojnë në këtë vend.

Valtoni na rrëfen për gazetën tonë se është shumë i lumtur që kënga e tij më e re që është e realizuar nga vetë ai, po pëlqehet dhe po dëgjohet edhe në tregun muzikor jo vetëm në Zvicër por edhe në Gjermani, Austri dhe në tërë botën online falë itunes që mund të shkarkohet shuëm lehtë. Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur një Dj i njohur Italian, Dj, Ferreni.

Më tej Valtoni i cili me krenari thotë se vjen nga Prizreni i bukur, na tregon se i vjen mirë që kënga po komentohet pozitivisht edhe nga të huajt, ndërsa thotë se po punon një tjetër single, në gjuhën angleze dhe do të ketë një videoklip të cilin do ta realizojë shtëpija më e madhe muzikore Sony BMG. Infopress

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here