Këngëtari i njohur  Valton Krasniqi javës që kaloi ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore, duke u vendosur në një spital të Zvicrës për shërim, pas një infektimi që ai ka pësuar nga virusi i gripit dhe i ftohti polar që përfshiu një pjesë të madhe të Europës.

Valtoni përveç koncerteve dhe aktiviteteve të tjera muzikore të cilat i ka pasur, ka shtyrë edhe lançimin e klipit të fundit të cilin e kishte realizuar gjatë muajit që kaloi dhe që i kishte kushtuar më shumë se 10 mijë euro, ”Mister superfly”.

Këngëtari është ende nën trajtimin e mjekëve në spitalin “Universitet BS” të Bazelit, ku së shpejti pritet të shërohet dhe të vazhdojë me koncerte dhe mbrëmje muzikore, të cilat i ka lënë më gjysmë për shkak të shtrimit në spital.

MAPO ka siguruar edhe fotot e para në spital të këngëtarit teksa ka qenë duke marrë infuzione. Pas këngëve “Did you know & One day”, këngë që korrën një sukses shumë të madh nëpër top-listat europiane, Valton Krasniqi në një intervistë iu kishte premtuar simpatizuesve të tij që së shpejti do të realizojë një videoklip i cili do të prodhohet në Kosovë.

Ashtu siç kishte premtuar, Valtoni pas shumë ofertave për realizimin e klipeve kishte zgjedhur Kosovën dhe kompaninë “Imagine” për realizimin e këtij projekti, siç e quan ai ‘gjigant’ shkruan gazeta Mapo.

Kjo kompani sipas këngëtarit, e para në vend ofroi që të përmbushë kërkesat e Valtonit dhe të xhirohet me kamera filmike dhe ndriçim profesional IM, të cilët e përdorin në videoklipe këngëtarë të huaj si Lady Gaga, Jenifer Lopez etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here