Valtoni ka zbulaur se ai do ta përfaqësojë Zvicrën në “Evrovizion” me këngën “Turn Off The Lights”.

Sipas Valtonit, kënga është e përgatitur mjaft mirë që beson se do të mposhtë këngët tjera. Kënga është e përgatitur nga dy producentët kosovarë Dj Zzap & Chris dhe e përcjellë me disa vokale të Vjollca Abdullahut.

“Këngën ‘Turn Off The Lights’ janë duke e pëlqyer të gjithë duke përfshirë edhe kritikët e muzikës. Ndjehem i kënaqur që do ta përfaqësoj Zvicrën në ‘Evrovizion’ dhe do të mundohem të paraqitem sa më mirë”, ka thënë ai për “Zëri”.

Sipas Valtonit, kjo këngë vjen pas hitit “One Day”, e cila thotë se ka pasur suksese në televizionet e mirënjohura si Viva dhe MTV.

“Nga 1 tetori fillojnë garat dhe votimet në internet, ndërkaq televizioni shtetëror i Zvicrës SF1, do ta ketë të drejtën ekskluzive për ta ndjekur këtë eveniment të rëndësishëm muzikor”, ka përfunduar Valtoni .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here