Valon ShehuSiç dihet zakonisht fillet e talentit fillojnë të shfaqen në shkollën fillore, edhe unë ashtu fillova. Më parë kisha kryer kursin e kitarës tek prof. Feim Komoni dhe debutimin tim të parë e kam bërë në festën e shkollës.

Në moshën 16-vjeçare kam konkurruar dhe jam përzgjedhur në audicionin e “Star Akademi” në Tiranë, udhëhequr nga Zana Çela, në të cilin zura vendin e parë, si këngëtari më i mirë. Gjithashtu kam marrë pjesë në “Top fest 4” , ku fitova çmimin e kandidaturës “Artisti i ri më i mirë”.

Mandej kam marr pjesë edhe në Top Fest 5, ku jam prezantuar me grupin tim “Hapat” po ashtu edhe këtu kam marr çmimin e kandidaturës “Grupi më i mirë”. Kam marrë pjesë edhe në “Kënga magjike 2007”. Kurse në Festivalin “Rock për Rock” i cili mbahet në Prishtinë kam zënë vendin e parë me Grupin “Hapat” si grupi më i mirë rok në Kosovë.

“Bota Sot” : Para disa ditësh keni konkuruar sërish në festivalin “Kënga Magjike”, a mund të na thoni se me çfarë kënge prezantoheni atje?

Valon Shehu: Po, edhe kësaj radhe do të prezantohem me një këngë ritmike, e cila besoj që do pritet mire tek adhuruesit e mi. Kompozitor i këngës është Alban Male dhe tekstshkrues Olti Curri.

“Bota Sot” : Si i vlerësoni festivalet e tilla muzikore që bashkojnë këngëtaret nga të gjitha trevat?

Valon Shehu: Mund të them që vërtet ia vlen të marrësh pjesë në këto festivale që kanë vlera, që udhëhiqet nga një prezantues i madh siç është Ardit Gjebrea. Një festival që ka një përzgjedhje nga të gjitha trevat shqiptare, ku edhe ne këngëtarëve na jepet rasti t’i bashkojmë vlerat e këngëve.

“Bota Sot” : Sa këngë keni nxjerrur në treg dhe a mund të presim edhe për ndonjë album?

Valon Shehu: Po deri tani kam nxjerrur katër këngë, dhe tani kam në plan të dal me këngë të reja, dhe së shpejti do dalë edhe me një videoklip të ri.

“Bota sot”: Kujt zakonisht ia kushtoni këngët dhe kush kujdeset për tekstet?

Valon Shehu: Këngët zakonisht i kushtohen më shumë dashurisë, por nuk i shkruaj vetë tekstet.

“Bota Sot”: Me cilin nga këngëtarët do të dëshironit të këndonit së bashku?

Valon Shehu: Ka shumë këngëtarë që do të kisha dëshirë të kisha bashkëpunim me ta, si të huaj po ashtu dhe të vendit. Shpresoj se do të arrij të kem ndonjë duet sa më shpejt, pasi unë ende nuk kam asnjë këngë timen duet.

“Bota Sot”: Në përgjithësi si e vlerësoni muzikën shqiptare, në lidhje me vlerat dhe antivlerat e saj?

Valon Shehu: Unë mendoj që muzika shqiptare është në rrugë të drejtë dhe në hapa të mëdhenj zhvillimi. Muzika shqiptare i ka dhe antivlerat e saj por besoj që ato antivlera do të zhduken shumë shpejt, dhe të ketë vetëm art të vërtetë në muzikën shqiptare.

“Bota Sot” : Si është agjenda e juaj këtë fundvit?

Valon Shehu: Unë këndoj ‘live’ nëpër lokale të ndryshme, kështu që gjatë Vitit të Ri do jem duke bëre muzikë ‘live’ nëpër lokale, disko, incizime të emisioneve të ndryshme televizive etj… në Kosovë dhe në Shqipëri.

“Bota Sot” : Na flisni diçka për jetën tuaj private?

Valon Shehu: Unë sapo kam filluar studimet në fakultet. Merrem me fitnes,dhe gjatë kohës se lirë i bie kitarës dhe mundohem që të jem sa më profesional në muzikën që unë bëj.

“Bota Sot” : Pretendoni për ndonjë çmim në “Kënga magjike” ku edhe ka një konkurrencë të madhe?

Për mua çmimet janë të mirëpritura, por nuk është që kam ndonjë pretendim të veçantë për ndonjë çmim. Për mua është me rëndësi që kënga të pëlqehet nga publiku, dhe që ajo këngë të bëhet pjesë e jetës së tyre të përditshme! /Bota Sot/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here