I njohur si një nga personazhet më të famshëm të momentit dhe shumë i lakuar, sidomos nga gjinia femërore, princi Vali Corleone vjen në këtë intervistë ekskluzive për gazetën tonë, ku tregon të vërtetën në lidhje me modelen nga Bosnja, domethëniet e tatuazheve të tij dhe femrën shqiptare që e meriton të quhet VIP.

Për më tepër lexojeni intervistën.

“Kosova Sot”: Si jeni?

Vali Corleone: Shumë perfekt jam.

“Kosova Sot”: Më duket se po ju bezdisin tani mediet që po merren shumë me ju, apo jo?

Vali Corleone: Jo, mua mediet nuk më bezdisin, por më bezdisin nëse shkruhen për mua gënjeshtra. Absolutisht.

Kontakti me Danielën

“Kosova Sot”: Cila është e vërteta në lidhje me modelen nga Bosnja, Daniela Vijatoviq?

Vali Corleone: Ok. Së pari kam kontaktuar me Danielën në ‘Facebook’ atë ditë kur ka qenë në Kosovë, në një sfilatë mode dhe ka qenë në hotelin “Victory” në Prishtinë. Dhe, nga dhoma e saj më ka shkruar eja tek unë në dhomë, sepse unë sot nisem për Bosnje, e unë nuk kam shkuar. Më pas kemi kontaktuar me celular kur ajo ka qenë në Bosnjë, shumë herë, më pas ajo më ka thirrur prej numrit të Malit të Zi, nga Budva, dhe më ka thënë: “Ej zemër, unë kam ardhur në Budva, a po vjen edhe ti këtu, sepse kam filluar punën me një klub në Budva si menaxhere”. Unë i kam thënë se ashtu-kështu kam pasur plan me ardhur në Ulqin dhe do të vij të të marr në Budva me makinë ose me anije dhe kthehemi në Ulqin, sepse aty nuk dua me qëndru, në Budva, për shkak që ka shumë rini nga Serbia. Ok. Kam shkuar ta marr me makinë X6 të bardhë. Më pas jemi kthyer së bashku për Ulqin dhe kemi ndaluar te piceria “Plaza”, kemi ngrënë, kemi shëtitur pak dhe më pas kemi shkuar te hotel “Otrant” dhe aty unë ia kam gjuajtur fytyrës 100 euro për taksi për të shkuar ajo në Budva.

“Kosova Sot”: E pse mendoni se ajo ka thënë që nuk ju njehë?

Vali Corleone: E, për këta ka edhe kamera hoteli që ajo gënjen, se Vali Corleone nuk gënjen për femra, e sidomos për këtë femër, që absolutisht kjo tash ka dëshirë me bërë famë në Shqiptari me emrin tim.

“Kosova Sot”: Po femrat e tjera të estradës shqiptare ju kanë telefonuar kur i përmende në “Zonë e Lirë”?

Vali Corleone: Po, më ka thirr Shkëndija dhe më ka mbajtur në celular 3 orë, duke më thënë me një prapavijë se në shtëpinë dhe në lagjen time është komplet nën vëzhgimin e kamerave dhe normale nga sigurimi. Por, ajo donte të thoshte në prapavijë që publikoje videon, duke hyrë në rezidencë te unë, dhe ka dalë pasi kemi kryer një marrëdhënie seksuale të çmendur. Më pas ajo në oborr ka luajtur me qenin tim, ‘Bossi’ dhe me të është puthur në buzë. Absolutisht e vërtetë është, ajo ka dëshirë me e publikuar videon, por unë nuk dua ta bëj atë, sepse ajo nuk e meriton famën.

Disa tatuazhe, sekrete

“Kosova Sot”: A ka Vali për momentin ndonjë femër që është në lidhje me të dhe nëse bën ta dimë emrin e saj, nëse është VIP?

Vali Corleone: Nuk pyetet Kazanova a ke femra VIP, sepse në Shqiptari nuk ka femra VIP, përveç Rita Orës.

“Kosova Sot”: Sa tatuazhe ka në trup Vali dhe kur do të bëjë ndonjë tatuazh tjetër?

Vali Corleone: Unë e kam gjysmën e trupit të dizajnuar me tatuazh komplet, plus kam dy krokodilë në qafë, mbrapa kam kurorën time personale e dizajnuar nga unë, edhe 2 zarat e lojës barbut. I kam edhe disa të tjera, por po i lë sekret, vetëm çfarë tatuazhi kam kanë të bëjnë me jetën time.

“Kosova Sot”: Cila është një porosi në fund që ua jepni gjithë femrave që kanë dëshirë t’ju takojnë?

Vali Corleone: Po ato femra që kanë dëshirë me qenë me mua nuk do të më harrojnë kurrë dhe të gjitha do të më kërkojnë, absolutisht, sepse jam special si jashtë, por brenda shumë më special./m.gj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here