Vali CorleoneVetëm disa javë pasi paralajmëroi se do të realizoj një këngë me titull “Absolut”, Princ Vali Corleone ka jetësuar këtë projekt.Ndërsa vetë ‘këngëtari’ në faqen e tij në Facebook ka shkruar se kjo këngë dëgjohet vetëm nëpër disko dhe vetura dhe jo nëpër telefona celular e kompjuterë të formatit ‘Lap Top’ sepse, siç thotë ‘princi’, duhet të shijohet me zë të lartë.

Ja se çka ka shkruar në të vërtetë Vali në profilin e tij në Facebook “NEW JA KJO KENGA E SHUM PRITUR — KJO NDEGJOHET NEPER DISCO-CLUB-VETURA-DHE KUSH KA SISTEM TE FORT NE SHTEPI-NUK NDEGJOHET NEPER LAPTOPA E CELULARE SEPSE KJO LYP VOLUME MAX ABSOLUT. == JO LIKE JO KOMENT = NO LIKE NO COMENT.

Kurse muzikën e këngës e ka bërë këngëtari i mirënjohur, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i tij, Blero. Ndërsa realizimin e këngës e ka bërë Blero Ent.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here