Këngëtarja e re Valentina Spaho sapo ka lansuar videoklipin më të ri të këngës “Ti nuk më besove”.

Me tekst të Gjyste Vulajt, muzikë të Sokol Vulajt dhe realizim të Max Production, Valentina kthehet me një tjetër projekt muzikor shumë ritmik që pretendon të pushtojë fansat dhe publikun shqiptar, transmeton portali Editorial.

Valentina është e motra e këngëtares Gjyste Vulaj, ështe martuar me Nik Spahon dhe jeton prej shumë kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me muzikë merret prej moshës shumë të re dhe fillimet e saja kanë qenë me motrën Gjyste në një trio së bashku edhe me motrën tjetër Shpresën.

Ky projekt muzikor do të përmbyllë një punë të palodhshme të Valentinës gjatë vitit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here