Dizajneri i njohur kosovar që pothuajse i kënaq të gjithë estradën me veshjet e tij, duke iu përshtatur stilit të gjithsecilit, ka vendosur që t`i ndihmojë vajzat e SOS-Fshatit duke u dhënë 25 fustane për ato që u rritën në këtë fshat.
Valdrini me kolegët e tij tashmë janë nisur për në SOS.
Ja postimi që është bërë në rrjetin social në Instagram:
Kete muaj te shenjtë ne jemi me afer Zotit dhe njeri tjetrit . Kesaj aferise i gezohemi permes solidaritetit dhe dashurise. Une besoj se gezimi duhet ndare ,secili ne menyren e vet . Menyra ime eshte t’i gezoj njerezit permes se bukures. E bukura nuk eshte luks ,eshte ne thelbin e njeriut .
Ne sot do ti gezojme per Bajram 25 vajzat e rrituara te “SOS -Fshatit “ku do ju dhurojme 25 fustane qe edhe ato te duken bukur per kete festë.
Ne po shkojme ,na deshironi fat ,VS.