Një vit më parë ajo iu rikthye ekranit me emisionin e famshëm në botë, “Nga e para”.

Një program që i shkonte më shumë se çdo sipërmarrje e kaluar Valbona Selimllarit, si prezantuese.

E tashmë, kur ne të gjithë mendojmë për pushime, Bona dhe stafi i këtij programi ka nisur punën sërish, për sezonin e dytë të tij.

E sigurt në suksesin që pati dhe në kënaqësinë që i dha gëzimi i shumë familjeve, të cilave iu arreduan shtëpitë, Selimllari ka vendosur të vijojë rrugën e saj të televizionit, por edhe të këtij misioni mjaft human që i shkon më shumë se çdo gjë tjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here