Valbona Selimllari i rikthehet Miss Albania-s: Pse ia mbajta të fshehtë babaitValbona Selimllari i është rikthyer kohës kur ka marrë pjesë në Miss Albania, në vitin e largët 1991. E ftuar në një intervistë në “In Tv”, ajo ka rrëfyer se familja ka qenë ajo që e ka mbështur gjithmonë, ndonëse, për këtë konkurs bukurie ata e morën vesh vonë, ndërsa i ati vetëm pasi fitoi.

Ajo tha se tani që e mendon, nuk e di as vetë pse nuk ia ka treguar të atit faktin që do merrte pjesë në një konkurs bukurie: “Edhe sot që e mendoj, nuk e di as vetë pse ia kam mbajtur të fshehtë, sepse im atë është natyrë shumë e hapur”, tha ajo, duke shtuar se kur e mësoi, sigurisht nuk reagoi keq.

Për natyrën e saj ҫapkëne, Bobi tregon se gjërat e veta donte t’i arrinte me ҫdo kusht. “Unë isha rebelja e shtëpisë që kisha vendosur të ndiqja rrugën time, qoftë edhe me disa kosto të caktuara”, tha më tej ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here