Valbona Selimllari, “Miss”-i i parë shqiptar që vazhdon edhe sot e kësaj dite të mbetet një prej femrave më të bukura në vendin tonë, do t’i rikthehet shumë shpejt televizionit.

Aktualisht, Selimllari është e angazhuar si drejtoreshë e imazhit në qendrën tregtare “City Park”, ndërkohë që nga ana tjetër vijon të mbetet imazhi i një kompanie të madhe detergjentesh.iç mësohet së fundmi, Valbona do t’i rikthehet ekranit me një format që ka nisur të promovohet së fundmi në një prej stacioneve televizive.

Bëhet fjalë për programin “Nga e para”, në të cilin do të shndërrohen shtëpi të thjeshta brenda katër ditësh prej një skuadre arkitektësh.

Emisioni do të transmetohet në “Vizion Plus” dhe si drejtuese e tij është zgjedhur pikërisht ikona e bukurisë, Valbona Selimllari. Gazeta Shqiptare

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here