Valbona Çoba, Miss-i dhe modelja e famshme ka marrë hapin e madh, pikërisht të kurorëzojë dashurinë e saj me djaloshin Tod, me të cilin ka një lidhje disavjeçare.

Thuhet se këtë verë, modelja që jeton prej vitesh në Los Angeles (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) do të organizojë dasmën. Do të jetë një dasmë tipike shqiptare. Madje do të organizohet po në Shqipëri. Vështirësitë për të transferuar të afërmit në Amerikë e kanë “detyruar” Valbonën të vijë vetë në Tiranë.
Megjithatë, kjo nuk është një nga ato gjëra që e kanë mërzitur, përkundrazi. Vetë Çoba është më se e emocionuar për këtë ngjarje në jetën e çdo njeriu, e njëherazi një rast i mirë për të pasur të gjithë njerëzit e dashur në dasmën e saj.
Modelja, e cila dy vjet më parë erdhi në Shqipëri për herë të parë me të dashurin Tod, të cilin e prezantoi me disa nga qytetet e vendit, si Korçën, Vlorën etj, nuk ka bërë asnjë koment për ditën e dasmës apo edhe detaje të tjera, pasi sigurisht që është ende herët, por megjithatë siç thuhet, ajo do të organizohet këtë vit. Ikona e modës shqiptare, Valbona Çoba prej disa vjetësh jeton në botën e Hollivudit, në Los Angeles, me pikësynime të qarta: të bëhet një aktore.
Ajo punon aktualisht si modele, ku sipas saj është jo vetëm një pasion, por “i vetmi profesion që më siguron të ardhurat për jetën e shtrenjtë këtu në Los Angeles. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here