Valbona Çoba do te behet nene. Lajmi i mire kete here vjen nga Los Angelos, vendi ku fotomodelja e famshme shqiptare jeton.

Eshte ne muajin e katert te shtatzenise dhe do te sjelle ne jete nje djale. Eshte gati per te provuar emocionet dhe ndjesite e memesise, ashtu si edhe per te lumturuar bashkeshortin e saj Todd, duke i dhene nje pasardhes.

Historia

Dy vjet me pare, Valbona Çoba, se bashku me bashkeshortin e saj irlandezo-anglez, Todd, zbriti ne Rinas per te celebruar historine e saj te dashurise ne nje dasme teresisht shqiptare.

Ngjarje qe do te zinte faqet e shtypit dhe kronikat roze (duke sfumuar disi edhe nje tjeter dasme qe u realizua ne po te njejten dite, ate te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama), e do te merrte vemendjen e gjithe kureshtareve. Me te drejte, ne fakt. Pasi personazhi i saj aspak i zakonte e bente te tille.

Modelja shqiptare qe kishte sfiluar ne pasarela krah yjeve te modes si Laetizia Casta dhe Claudia Schiffer, per here te pare do te vishte fustanin e nuserise duke realizuar keshtu endrren e çdo vajze. Enderr qe do te pasohej nga nje tjeter, ajo e te berit nene. Dhe ja gati dy vjet pas dasmes se saj, Valbona 37-vjeçare po perjeton shtatzenine e pare. Lajmi ka mberritur ne nje rreth te ngushte miqsh ne Tirane, me te cilet Bona ka ndare gezimin qe te fale kjo ndjesi.

Karriera

Me armet e duhura per te sfiduar jo vetem vendin fqinj, Greqine, ku Çoba pasi iku nga Shqiperia me kuroren e “Miss Fotozhenia”, rrembeu çmimin “Miss trupi me i bukur” (1997), bukuroshja shqiptare udhetoi bindshem drejt Hollivudit.

Me tipare perfekte, sy te kalter, buze te bukura, molleza dhe hunde ne nje perfeksion te vertete, elegante, plot hire dhe sharme, Valbona guxoi te ndiqte endrren per t’u bere fotomodele dhe aktore ne nje bote shume te eger, ku shume kane guxuar dhe pak ia kane arritur.

E para shqiptare qe theu kufijte nderkombetare me portretin e saj ne kopertina si: “Elle”, “Bazar”, “Elle”, “Down Town”. Pikerisht ne rrugetimin e saj profesional, ajo takoi edhe dashurine. Nje takim pune me agjentin kinematografik Todd Christopher qe do ta kthehej me tej ne nje lidhje te forte dhe serioze dashurie. Dashuri qe u zyrtarizua ne nje martese mbreselenese qe tashme do te finalizohet me nje pasardhes te tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here