Holly Valance ka deklaruar se i ka dhënë fund karrierës së saj muzikore, pasi e kishte humbur pasionin e saj për muzikën.

Gjatë paraqitjes së saj në emisionin televiziv ‘This Morning’, këngëtarja e shndërruar në aktore, e ka pranuar se turnetë e gjatë promovues dhe udhëtimet e vazhdueshme, e kishin shtyrë atë të zhgënjehet nga muzika dhe të filloj karrierë të re.

“Mendoj se e kisha humbur pasionin për të. Unë vërtetë kënaqem duke shkruar dhe me siguri se do të vazhdoj ta bëj këtë gjithmonë, por nuk mendoj se dua të jem tërë kohën në rrugë, duke fjetur në qese të gjumit”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se tani është e dashuruar në aktrim dhe modelim dhe do të vazhdoj të merret me këtë, ndërsa muzika do të mbetet vetëm si një hobi i saj i kohëpaskohshëm.

“Unë tani jam e dashuruar në aktrim dhe modelim dhe do të vazhdoj të merrem me këtë. Muzika do të mbetet vetëm si hobi i kohëpaskohshëm”, ka përfunduar bukuroshja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here