Val Maloku në shesh xhirimi përkrah yjeve të nominuar për “Oscar”“The Zookeeper’s Wife” rrëfen historinë e rojave të kopshtit zoologjik të Varshavës, Jan dhe Antonia Zabinski, të cilët kishin shpëtuar qindra njerëz dhe po ashtu edhe kafshë gjatë kohës së pushtimit nazist.

I bazuar në romanin e shkruar nga Diane Ackerman, filmi do të lansohet vitin e ardhshëm. E shumë shpejt kastës me aktorë në rolet kryesore Jessica Chastain, Daniel Brühl, Johan Heldenbergh, në sheshet e xhirimit do t’i bashkohet edhe 11-vjeçari nga Kosova, Val Maloku.

Aktori i ri që u zbulua me rolin kryesor në filmin “Babai” të Visar Morinës, në filmin e regjisores Niki Caro, do të portretizojë djalin e personazhes që luhet nga Chastain./express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here