Val Maloku fiton rol në një serial amerikan Valon Maloku ka zbuluar se djali i tij, Vali, ka fituar një rol në një serial amerikan.Ish-shoumeni, i njohur me emisionet “Vala Mala Shou” dhe “Përrallë me tupan”, është më se i lumtur me karrierën e të birit. Ky i fundit është pranuar të luajë në një seria amerikan të titulluar “Legends”, transmeton Telegrafi.

Lajmin Valoni e ka zbuluar përmes rrjetit social Facebook, ku ka shkruar një status derisa ka zbuluar edhe bisedën e tij me njërin nga producentët.

“Cfare lajmi me mengjes. Val Maloku fiton nje rol ne serialin amerikan “Legends”. Do te luan 2 episode me Sean Bean aktorin e filmave Game of thrones, Lord of the rings etj…”, ka shkruar ai sipër bisedës në Viber.

Vogëlushi Val Maloku së fundi ka shkëlqyer në filmin “Babai” ku luan rolin e cigarxhiut dhe me të cilin ka fituar disa çmime ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here