Jemi mësuar me bukuroshet e pasarelave që të duken me vithe shumë seksi, jemi mësuar edhe me botën e shoubizit të bëhen krahasime se cila nga artistet i ka të pasmet më seksi.

Por, nëse mendoni se në botën shqiptare nuk ka Kajli Minog, Xhenifer Lopes, apo Kim Kardashian e keni gabim. Ne kemi renditur vetëm disa prej vipave shqiptare, të cilat shumica prej tyre duken se vetë na kanë ofruar të shohim reklamën e fund-shpinës së tyre se çfarë formë ka.

E para, e cila është lakuar aq shumë, është këngëtarja Shkëndije Mujaj, që megjithëse thuhet se ka ndërhyrje, ajo potencon gjithmonë se është vetëm dora e nënës natyrë për të pasmet e saj kaq të rrumbullakëta.

Edhe këngëtarja Adelina Berisha shpeshherë na sjell reklamën e fund-shpinës së saj, që kohët e fundit është bërë objekt i madh diskutimi, ndërsa në bazë të informacione të sigurta ajo i ka origjinale.

Aktorja e famshme shqiptare, Arta Dobroshi, erdhi kohë më parë në kronikën rozë me reklamimin, që, sipas zërave, thuhet se e ka tradhtuar fustani dhe era që frynte në Kanë, ndërsa kalonte në tepihun e kuq. Kaq shumë u lakua me zbulimin e vitheve ajo, saqë fama e saj si aktore u harrua për një kohë.

Ajo është modele dhe pa dyshim se duhet të jetë seksi edhe kur bëhet fjalë për të pasmet e saj. Është kjo Afërdita Dreshaj, e cila nuk ka rezistuar dot të pozojë e kthyer pas, për të treguar se edhe aty është në formë.

Këngëtarja, e cila sapo i këndoi një djali që s’ka zemër në ‘Kënga Magjike 2012’, Rozana Radi, para se të interpretonte këtë këngë, ka realizuar edhe ajo para pasqyrës një foto të tillë, por që, sipas shikimin tonë, më mirë të mos e kishte bërë se të pasmet e saja duken të varfra.

Edhe një tjetër këngëtare, që shquhet për simpatinë e saj, kur ishte në plazh, ka treguar se ka të pasme seksi, kjo është Adelina Tahiri. Ndërsa nuk mund të lëmë jashtë në këtë klasifikim vajzash seksi të shoubizit shqiptar edhe Elvana Gjatën, e cila jo rrallëherë tregon se konkurron bindshëm koleget e saja me të pasmet.

Ndërsa këngëtarja më e lakuar shqiptare e momentit, Rita Ora, si duket e ka problemet me paparacët me dashje apo pa dashje ajo i ka treguar vithet e saja. Ndërsa e fundit që mund të hyjë në këtë listë apo më e freskëta është bukuroshja e famshme nga BB5, Françeska Jace, që ka dashur të tregojë se edhe ajo duket mirë nga pas.

Tek po bënim këtë përshkrim dhe klasifikim për bukuroshet tona, seç na u kujtua gjatësia e tyre e cila nga të pasmet e tyre seksi duket sikur është në përpjesëtim të zhdrejtë, e megjithatë pjesa më e madhe e tyre duke na ofruar këto foto nëpërmjet rrjeteve sociale, këtë konkurs duket sikur e kanë nisur vetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here