Hafie Maria është një modele 22-vjeçare nga Prishtina, por me prejardhje nga Drenica.

Në një intervistë për “Telegrafin”, ajo ka zbuluar se në moshën tetëvjeçare ka imigruar në Kanada me familjen e saj, ku tani është një modele e suksesshme, por ende në fillet e karrierës së saj.

Në vitin e kaluar, ajo ishte kontaktuar nga Kanye West për emisionin dhe revistën e tij, Yeez Season1, në New York, ku dhe aktualisht është duke punuar edhe për sezonin e dytë të kësaj reviste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here