Zanfina Ismaili ka bërë lansimin e këngës dhe klipit më të ri, “2 minuta”, e cila u publikua rreth orës shtatë të ditës së sotme.

Edhe pse xhirimet e këtij klipi janë bërë në fshatë, Zanfina është paraqitur më ndryshe.

“Faktikisht unë jam paraqitur në mënyrën më moderne. Të them, si një vajzë moderne e fshatit. Me këtë kamë synuar që të thej tabunë e shumë vajzave që jetojnë në fshatë dhe të ju jap kurajo”, ka thënë Zanfina për Indeksonline.

E bukur dhe tërheqëse është paraqitur edhe kësaj here, në rrugët e vjetra të një fshati të Deqanit, zanfina thekson se edhe kësaj here ka shumë të veçanta.

Kënga “2 Minuta”, është punuar nga Shkumbin Nebihu dhe Avni Qaili. Ndërsa videoklipi është gjiruar nga produksioni kosovarë IMAGINE Creative.

Zanfina, edhe pas kësaj është duke punuar, ku shumë shpejt përveç video-këngës “2minuta” Zanfina Ismaili pritet të publikojë dhe një video-këngë të re këtë verë./Indeksonline/

http://www.youtube.com/watch?v=ujqqNoADOUE&feature=player_embedded

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here