Bobbi Kristina, vajza e së ndjerës Whitney Houston është në lidhje me Nicholas Gordon, të cilin këngëtarja e ka adoptuar dhe rritur si djalin e saj, raportojnë mediat amerikane.

Paparacët kanë kapur Bobby Kristinën duke u puthur me Nicholasin pranë shtëpisë së tyre në Atlanta, dhe siç dukej çifti nuk kishte asnjë qëllim që të fshihej.

Bobby dhe Nicholas shkuan së bashku për pazar, ndërsa dëshmitarët okularë që i panë ata pohojnë se ata mbaheshin dorë për dore, putheshin, qeshnin dhe dukeshin shumë të lumtur.

Përndryshe, Whitney Houston e mori Nicholasin nën kujdesin e saj para dhjetë vjetëve dhe e rriti atë si fëmijën e saj. Sipas deklaratave të disa prej miqve të saj, Whitney e dinte se vajza e saj kishte simpati ndaj Nicholasit dhe këtë nuk e kishte kundërshtuar. Megjithatë, pasi këngëtarja vdiq, nëna e saj Cissy e përzuri Nikolasin nga shtëpia e tyre e përbashkët, me arsyetim se ai kishte ndikim të keq në Kristinën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here