North West tashmë ka një mashkull të rëndësishëm në jetën e saj.

Thonë se dashuria nuk njeh moshë dhe mesa duket i tillë është rasti i vajzës së Kim Kardashian.

North West është vetëm 5 vjeçe dhe ditën e sotme mori dhuratën e parë për ‘Shën Valentin’ nga i dashuri i saj 7-vjeçar.

Djali i reperit Consequence, Caiden Mills, ka publikuar një foto me North dhe ka shkruar se ata të dy janë të lidhur. 

Gjithashtu ai i ka blerë të dashurës së tij 5-vjeçare një varëse nga ‘Tiffany & Co’ si dhuratë për ditën e të dashuruarve.

Consequence dhe Kanye West janë miq të mirë me njëri-tjetrin, për shkak të punës dhe për këtë arsye edhe fëmijët e tyre njihen bashkë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here