Vajza e një krimineli të njohur serb, të kërkuar për krime lufte, tregoi pasurinë e familjes teksa festoi 18-vjetorin në hotel Hyatt në Beograd.

Anastasija Raznatovic është vajza e Zeljko Raznatoviç, i njohur edhe si Arkani.Ky i fundit u vra në vitin 2000, përpara se të përballej me gjykatën e OKB për krime lufte në lidhje me gjenocidin ndaj mijëra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve ’90.Ai njihej për karrierën e tij si kreu i një grupi të krimit të organizuar, që kishte kryer grabitje në Suedi, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.Pavarësisht lidhjeve me vrasjet dhe krimin e organizuar, familja e tij ka shijuar një stil luksoz jetese.Vajza e tij mbërriti në hotel me një limuzinë dhe një fustan të kuq ballosh.Qindra politikanë, muzikantë, biznesmenë, aktorë dhe modele shijuan darkën luksoze.Trëndafilat ishin shenja dalluese e Arkanit.Thuhej se ai linte një trëndafil të kuq në skenat e krimeve të tij.Nëna e vajzës, këngëtarja popullore serbe, Ceca, refuzoi të komentonte festën luksoze.“Jam krenare për vajzën time,” tha ajo.Serbët e thjeshtë megjithatë e quajnë këtë një shfaqje të turpshme.1 2 3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here