Kim Kardashian e ka marrë shume seriozisht punën e stilit, saqë ajo sakrifikon edhe rehatinë personale, për paraqitjet publike.

Ylli televiziv që së fundmi është kthyer në kryetitull lidhur me ndryshimin pozitiv të veshjes, ka rënë në sy edhe sot, në sajë të rrobeve të zgjedhura në një palestër në Miami.

Kim, 31 vjeçare, është parë duke u larguar nga ushtrimet, teksa kishte veshur një bluzë shumë trendi, por që kishte mëngë lëkure, që duhet tu ketë dhënë shumë nxehtësi ushtrimeve të saj ditore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here