I famshmi Usher u zgjodh për rolin e Sugar Ray Leonard për filmin e ardhshëm “Hands In Stone”. Këngëtari do të mishërojë kampionin e pensionuar në filmin biografik për boksierin Roberto Duran, të cilën do ta luajë Gael García Bernal.

Usher dhe Sugar Ray ende nuk janë takuar, por këngëtari ka filluar tashmë punën për rolin.

“Nëse ju më shihni diku në qoshe duke boksuar… Po përgatitem për një rol të jashtëzakonshëm. Nëse ekipi më sheh si po vrapoj nëpër Londër, le ta dinë për çfarë bëhet fjalë”, tha ai për televizionin britanik “BBC”.

Filmi do të fillojë të xhirohet këtë vit, ndërsa në rolin e trajnerit legjendar, Ray Arcea, do të paraqitet aktori amerikan Robert De Niro.

Usher po ashtu deklaroi se është duke punuar për albumin e tij të ardhshëm, i cili pritet të dalë në shitje gjatë vitit 2013. Këngëtari së fundmi publikoi videoklipin e ri të këngës “Climax”, i cili është pritur shumë mirë nga publiku, madje është renditur në top listat botërore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here