Usher rimerr kujdestarinë e fëmijëveReperi Usher rifitoi kujdestarinë e fëmijëve të tij, pas një seance gjyqësore që revokoi një vendim të marrë në momentin e divorcit, kur dy djemtë iu besuan ish-bashkëshortes së këngëtarit, Tameka Raymond. 

Siç raportoi uebsajti amerikan “TMZ”, pasi gjykata rivlerësoi pretendimet e të dy prindërve, vendosi që t’i kalojë kujdestarinë parësore babait, për dy binjakët 3-vjeçarë Raymond V. dhe Naviyd.

Kjo do të thotë se tashmë do të jetë e ëma ajo që mund të takojë fëmijët e saj në momente të caktuara dhe që duhet të paguajë për mirërritjen e tyre, ndërsa ata do të jetojnë shumicën e kohës me reperin.

Vendimi i gjykatës erdhi disa javë pasi 11-vjeçari Kile, djali i Tamakës nga një martesë e mëparshme, ndërroi jetë pas një aksidenti me motor uji në det.

Sipas të dhënave të para, avokatët e Usher u treguan të aftë për të shfrytëzuar këtë tragjedi, për të ilustruar Tamekën si një nënë të papërgjegjshme përballë gjykatës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here