Ylli i muzikës R&B, Usher, dëshiron që t’ia japë mundësinë motrës së princeshës Kate, Pippa Middleton, që të modelojë kur ai ta lansojë linjën e tij të të brendshmeve.

27 vjeçarja ka magjepsur botën me fustanin e bardhë në ceremoninë martesore mbretërore të motrës së saj, Kate Middleton, dhe që nga ajo kohë është në qendër të vëmendjes.

Krijuesi i hitit “OMG” pritet që të lansojë linjën e tij të veshjeve të brendshme dhe mendon se Pippa Middlton është kandidatja e përkryer.

“Nuk mendoj se ka femër më të bukur, më bombastike dhe më të përfolur në botë për momentin. Unë do ta kontaktoj atë dhe do të aranzhoj një takim këtë verë. Gjëja e mirë për të është se ajo do të ishte brend global. Të gjithë tani e njohin atë, ajo do të ishte e përkryer. Unë jam i sigurtë se të gjithë po tentojnë të nënshkruajnë me të dhe ajo nuk është aq e lirë, por ajo ka dukjen dhe popullaritetin për ta bërë të suksesshëm një produkt të ri”, u shpreh Usher.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here