Tashmë është konfirmuar lajmi se këngëtari Usher dhe këngëtarja kolumbiane Shakira do të jenë panelistë në spektaklin e famshëm televiziv, “The Voice” në Amerikë.

Në sezonin më të ri të The Voice, Usher dhe Shakira vinë si zëvendësim i ish panelistëve , Christina Aguilera dhe Cee Lo Green.

Këta dy të fundit vendosën që mos të jenë më pjesë e jurisë për këtë sezon për shkak të obligimeve të tyre të shumta në muzikë.

Megjithatë, ata do të jenë sërish prezent në sezonin e ardhshëm, të pestin me radhë të “The Voice”. Drejtori i NBC Entertainment, Robert Greenblatt, tha se ndërrimi i anëtarëve të jurisë për këtë sezon ka marrë kohë dhe se më në fund po ndihen të lumtur që gjithçka është në rregull.

“Suksesi i vazhdueshëm në muzikë i anëtarë tanë të jurisë është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrësit e spektaklit prandaj është me rëndësi përzgjedhja e tyre.” ka thënë Greenblatt. Ndërkaq, dy anëtarët e tjerë , Adam Levine dhe Blake Shelton bëhet e ditur se do të vazhdojnë të jenë pjesë e panelit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here