UsherYlli i muzikës r’n’b, Usher, ka ‘problem’ me blerjen e këpucëve dhe tashmë ka blerë më shumë se 10 mijë palë.

Këngëtari thotë se është vetëdijshëm për varësinë nga mbathja e këpucëve të ndryshe, por nuk mund ta ndalojë veten nga harxhimi edhe në blerje të këpucëve të reja.

“Po, është e vërtetë. Madje edhe e pyes veten, ‘A je serioz?’. Është e tmerrshme. Shkoj nga Timberlands dhe Hi-Tec tek markat Balenciaga dhe Lanvin. E kam dërguar dikë të zgjedhë një pajë këpucë të reja Nike Jordans për mua tash”, ka thënë Usher.

30-vjeçari, i cili është në proces të ndarjes nga gruaja Tameka Foster, me të cilin ka dy djem, po ashtu është i varur nga orët e pazakonshme dhe ka rreth 80 orë të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here