upton-sfidon-gravitetin-foto-video_hdKate Upton e ka sfiduar gravitetin në një sesion fotografik për edicionin e vitit 2014 të revistës së famshme, Sports Illustrated dhe gjithçka ishte mahnitëse.

Stafi i Sports Illustrated së bashku me bukuroshen kanë hipur në një ‘Boeing 727’ dhe piloti është angazhuar që përmes manovrave parabolike të shkaktojë ‘zero gravitet’ për një periudhë 20-30 sekondëshe, gjatë të cilës janë bërë fotografitë.

Shiko Video

Upton, e cila ka mbajtur bikini ngjyrë ari, ka lëvizur në gjithë hapësirën, ndërsa të njëjtën e kanë bërë edhe fotografët – mirëpo ata kanë arritur të nxjerrin fotografi dhe video të shkëlqyera.

Sports Illustrated ka festuar 50 vjetorin e themelimit dhe në edicionin festiv nuk mund të mungonte njëra prej femrave më atraktive të modelimit.

Ngjashëm si Kate, gravitetin zero mund ta shijojnë edhe njerëzit tjerë, por duhet të paguajnë.

Fluturimet e këtilla janë shfrytëzuar nga NASA që nga viti 1959. Ndërsa ‘Zero G Experience’ është në dispozicion për këdo që është i gatshëm të paguajë 4.950 dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here