Up In the Air udhëheq nominimet për Globin e Artë Filmi Up In the Air, me rolin kryesor të Goerge Clooney, po udhëheq nominimet për çmimin e Globit të Artë. Filmi gjithashtu është nominuar për dramën më të mirë, aktorin më të mirë për Clooney dhe regjisorin më të mirë për filma, Jason Reitman.

Sir Paul McCartney dhe U2 janë në garë kundrejt njëri tjetrit për këngën më të mirë origjinale.

Emily Blunt është e nominuar për rolin e Mbretëreshës Victoria në filmin The Young Victoria dhe Kenneth Branagh, për dramën detektive të BBC Wallander, që është e nominuar në kategorinë e televizionit.

Ngjarja e vitit të ardhshëm, e cila do të mbahet me 17 janar, do të prezantohet nga Ricky Gervais.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here