Keto dite ne Festivalin e Kanes, do te shfaqet nje film me titull “Unlawful Killing” (Vrasja e paligjshme), qe tregon pikerisht naten kur Diana do te humbiste jeten.

14 vite me pare e gjithe bota qau. Aksidenti i rende automobilistik qe i mori jeten princesesh se Wellsit, Lady Dianes u memorizua si nje nga ngjarjet me dramatike te shekullit te kaluar, e cila solli edhe mjaft reagime dhe dyshime per menyren sesi ajo vdiq.

Perplasja e makines ne te cilet udhetonte Diana dhe miku i saj Dody Al Fayed eshte deshmuar edhe permes fotove te ndryshme te marra nga ky çast qe ngriu gjithe boten.

Ajo qe eshte suprize per te gjithe ata qe e deshen dhe e simpatizuan Dianen eshte fakti se se shpejti do te jepet filmi kushuar vetem asaj. Keto dite ne Festivaline Kanes, do te shfaqet nje film me titull “Unlawful Killing” (Vrasja e paligjshme), qe tregon pikerisht naten kur Diana do te humbiste jeten. Flitet se do te kete imazhe shokuese te princesesh ne fund te jetes se saj.

Sipas Keith Allen, autor, regjizor dhe producent i filmit, vepra e tij me shume se sa nje konspiracion per periudhen perpara aksidentit, eshte nje film konspiracion per ate pas tij, pasi ka te beje me se shumti me perpjekjet e kurores britanike, por edhe te disa mediave, perfshi BBC, per te fshehur provat.Filmi ka ngjallur shume polemika dhe kane akuzuar producentin se eshte duke spekulluar me kete film me synimin per te fituar para.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here