Reperi kontrovers shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Viktor Palokaj, i njohur me pseudonimin Rebel a.K.a Unikkatil, ka paralajmëruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se së shpejti do të prezantohet më një “single të ri”.

“Unikkatil këtë muaj qet 100 % 1 këngë të re … dhe kënga se pari do të publikohet në faqen më të madhe të Unikkatilit ( Sa fansa ka Unikkatili.), por edhe në një faqe tjetër”.

Sipas këtij lajmërimi, UniKKatil do të kthehet shumë shpejt më këtë këngë të re dhe ai i është lutur publikisht adhuruesve të tij që të “kenë durim”.

Në të njëjtën faqe, UniKKatil ka shkruar se ai është duke u përgatitur për një album, të cilin po ashtu do ta realizojë gjatë këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here