Vajza e vogel e aktores Uma Thurman, do ta ketë të vështirë të mësojë të shkruaj emrin e saj, pasi i ka pesë sosh.

Protagonistja e “Kill Bill” më në fund ka zbuluar emrin e vajzës së saj, të cilën e solli në jetë më 15 korrik. Ajo ka vendosur ta quajë vogëlushen Rosalind Arusha Arkadina Altalune Florence Thurman-Busson.

Një zëdhënës i aktores, e cila është e martuar me biznesmenin francez Arpad Busson, tha se secili nga emrat ka domëthenie të veçantë për prindërit, ndërsa e thjeshtoi këtë emër të stërgjatë: “Shkurt, vajza quhet Luna.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here