Aktorja e njohur amerikane Uma Thurman vendosi t’i japë fund lidhjes me të fejuarin e saj zvicerian Arki Busson pasi ata që të dy kanë pikëpamje të ndryshme në jetë.

Burime të afërta me aktoren bënë të ditur se Thurman ka mbetur tepër e hidhëruar nga vdekja e dy miqve të saj, Natasha Richardson dhe David Carradine.

Uma është prekur vërtetë shumë nga humbja e dy miqve të saj, Natasha Richardson dhe David Carradine”, bëri të ditur revista britanike Daily Mail.

“Kjo bëri që ajo të rishohë jetën e saj dhe të vendosë të ndahet me Busson pasi që të dy dëshironin gjëra të ndryshme në jetë. Jeta me Arkin ishte e gjitha duke lëvizur nga St Tropez për në St Barts.

Uma dëshironte të kishte më qetësi. Ata patën një grindje të ashpër mes tyre, duke bërë që Uma t’i japë fund lidhjes”, bëhet e ditur në revistën “Daily Mail”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here